Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga pala greke sapo tentoi të kalonte kufirin në Kapshticë u arrestua.
Ai ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 15 vite burg në mungesë.
Arrestimi është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Kapshticës në bashkëpunim me policinë e Follorinës.
Shqiptari 40 vjeç rezultonte i dënuar nga Gjykata e Irakleos me 15 vjet heqja lirie për ngacmim seksual dhe veprime të pahijshme ndaj të miturve. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ai është dërguar në paraburgim.
Vetëm para 3 ditësh një tjetër shqiptar u arrestua nga pala greke në Kakavijë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol.