-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri çek: Kosova ka përkrahjen tonë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë që mesazhi i tij për qytetarët e Kosovës është se Kosova mund të llogaritë në përkrahjen e Çekisë.

Ministri Lipavsky ka thënë se presidenca çeke e BE-së është duke punuar në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën kështu duke e shtyrë para këtë proces.

Ai ka thënë se presidenca çeke e përkrah Kosovën në këtë drejtim.

“Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet tona. Në procesin e liberalizimit të vizave duhet të bëhet ende punë, por jemi në rrugë të drejtë në mënyrë që ky proces të përfundojë mirë”.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për Çekinë dhe BE-në është aspekt qenësor.

“Do të doja të shpreh përkrahjen time, të BE-së dhe Lajçakut për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë për t’i normalizuar marrëdhëniet, duhet të dy palët të respektojnë marrëveshjet”.

Ministri Lipavsky i pyetur nëse liberalizimi mund të ndodhë gjatë presidencës çeke, ka thënë se është një proces i cili përbëhet nga aspekte teknike dhe vendime politke.

“Shumë shpejt BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe shpresoj që presidenca çeke të ketë një vendim politik dhe liberalizimi të ndodhë”.

Kryediplomati çek do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti dhe më pas nga presidentja Vjosa Osmani./Dukagjini

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit