-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Vendimtare që procesi i vizave të kryhet gjatë Presidencës çeke

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavsky të cilin e ka falenderuar për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave.

Ajo ka theksuar se Kosova pret që të liberalizojë vizat gjatë kohës së

“Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike”, ka thënë Osmani pas takimit me kryediplomatin çek.

Kujtojmë se Çekia do të ketë Presidencën e BE-së deri më 1 janar të vitit 2023.

Krahas temës së liberalizimit të vizave, presidentja Osmani ka folur edhe për nevojën e avancimit të rrugës evropiane për vendin tonë.

Ajo ka theksuar bashkërendimin e plotë të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian si dëshmi e përkushtimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për integrim evropian.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka përmendur që Kosova do të dorëzojë këtë vit aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm është një proces i përqendruar në njohje të ndërsjellë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit