-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shi i zi” në Kosovë, katër aksidente brenda 24 orëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Kryesoret

Katër aksidente rrugore kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, për shkak të motit me shi.

Policia njofton se në njërin aksident i cili ka ndodhur në fshatin Koreticë, e ku janë përfshirë dy kamionë, nuk ka persona të lënduar.

“Në ora13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, tha për Telegrafin zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.

“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me këto raste”, ka thënë tutje Krasniqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit