-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tri kandidaturat për postin e trajnerit të Kombëtares

Kryesoret

Ndërsa pritet zyrtarizimi nga FSHF-ja për shkarkimin e trajnerit Edy Reja, në media kanë nisur të qarkullojnë emrat e zëvendësuesve të mundshëm të italianit.

Emrat më të lakuar deri tani janë 3. Xhankarlo Kamoleze është njëri prej tyre, për vetë faktin që ka qenë edhe më përpara duke mbajtur postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare. Ai ka mbikëqyrur nga afër gjithë situatën. Ai është larguar së fundmi nga ky post dhe FSHF-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë largim.

Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një ish-kapiten kuqezi që aktualisht është pa ekip dhe më parë ka drejtuar skuadra si Anderleht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Një tjetër alternativë që spekulohet, është mundësia e rikthimit të Xhani de Biazit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “EURO 2016”.

Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund të shohim edhe një rikthim të bujshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit