-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëhuni gati! Nis operacioni “fshesa” në policinë e shtetit

Kryesoret

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku e njohu sot ambasadorin e Holandës me disa prej reformave që ka nisur prej marrjes së detyrës. Kryesorja është pastrimi i policisë nga “llumi”.

“Kemi vendosmërinë për t’i dhënë fund mentalitetit të pandëshkueshmërisë, duke nxjerrë nga radhët e policisë ata punonjës të cilët me veprimet e tyre cenojnë imazhin e Policisë dhe ulin besimin e qytetarëve të Policia e Shtetit” tha Rrumbullaku.

Muhamet Rrumbullaku e siguroi ambasadorin Reinout Vos se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Ambasadori Reinout Vos premtoi donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që Policia e Shtetit do ketë në fusha të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit