-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-presidentët rrëfejnë takimin me kupolën e UÇK-së në Hagë: Do fitojë drejtësia

Kryesoret

Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko ishin dje në Hagë ku takuan kupolën e UÇK-së.

Në përfundim të takimit personalitetet e Shqipërisë rrëfyen bisedat me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Vizita jonë jo vetëm për udhëheqësit por ishte edhe një mbështetje e luftës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi kundër skllavërimit serb.

Ishte edhe një luftë e mbështetur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe udhëheqësit kryesor botëror, në luftën jo vetëm për demokraci.

Por edhe luftën kundër pastrimit etnik dhe gjenocidit të ushtruar nga policia, ushtria dhe trupat paramilitare serbe“, tha Mejdani.

Alfred Moisiu është i bindur se në fund do të fitojë drejtësia. “Ne erdhëm për t’i takuar, për t’i inkurajuar miqtë dhe shokët.

Nuk e mendojmë që në fund drejtësia do të fitojë, do të dalë e drejta, taksirat e këtyre drejtuesve të UÇK-së të vuajnë.

Kanë dy vjet aty e nuk dihet sa do vazhdojë akoma, sepse kanë dy vjet dhe akoma nuk e kanë formuluar akuzën.

Pra janë në kërkim, në kërkim të një gjëje që nuk ekziston sepse nuk kanë pasur asgjë me terrorizmin”, tha Moisiu.

Për Pandeli Majkon kjo është dramë kombëtare. “Mendojmë që kjo nuk është një dramë personale e atyre që janë në qelitë e këtij burgu, mendojmë që kjo është një dramë kombëtare dhe si e tillë ka praninë tonë këtu.

U informuam qe dosja fillon me ngjarjet e vitit 1981 me Jusuf Gërvallën e njohur, në fakt duhet të fillonte me vrasjen e konsullit rus në Mitrovicë 1903” tha Majko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit