Një sulm ajror rus shkatërroi një karvan humanitar në jug të Ukrainës.
Të paktën 23 persona mbetën të vdekur dhe mbi 23 të tjerë u plagosën nga ky sulm në Zaporizhia.
Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes janë tronditës.
Një raketë e vetme shpërtheu pranë karvanit të makinave mëngjesin e të premtes.
Sulmi ndodhi në një rajon të pushtuar nga Rusia, i cili pritet të aneksohet zyrtarisht nga Moska me synimin për t’i mbrojtur.
Të gjithë viktimat ishin civilë.
“Rreth orës shtatë të mëngjesit të sotëm, Zaporizhzhia u sulmua brutalisht nga armiku. Pas disa kohësh u krye një sulm i dytë”, deklaroi një zyrtar ukrainas.
Në mbrëmjen e 29 shtatorit, rusët sulmuan sërish Zaporizhzhia-n me raketa, por ato u kapën nga mbrojtja kundërajrore.