Prej 23 ditë radhazi mijëra qytetarë shqiptarë kanë vijuar protestat antiqeveritare lidhur me megaprojektin 4 miliardë eurë në bregdetin e Zvërnecit, të cilët përveç pezullimit të menjëhershëm të tij, demonstruesit kërkojnë edhe largimin pakompromis të Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.
Sipas mediave shqiptare thuhet se pas këtij investimi qëndron vajza e Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorit i saj Jared Kushner.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje kompania e Kushnerit, “Affinity Partners” për një media amerikane theksoi se agjencia “Sazan Real Estate Development LLC” është entiteti që zhvillon projektin nuk ka asnjë përfshirje në të.









