Kryeministri Edi Rama doli sot në media dhe tha se ishte vetë qeveria që kishte çuar në duart e prokurorisë rastin e biznesmenit që ndërtoi pa leje katet te pallati “Syri i Tiranës” në mes të sheshit Skënderbej.
Por ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka një pyetje për kryeministrin që thotë se e luftoi vetë korrupsionin nga brenda.
Deputetja i nxjerr skemën e inceneratorëve duke e vendosur në krye dhe e pyet nëse e ka denoncuar aferën në prokurori.
“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM: A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal? E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.
Përgjigju publikisht nëse mundesh…meqënëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë” shkruan Kryemadhi.
Deri tani të arrestuar për këtë dosje janë Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Hetimet vazhdojnë.








