Policia e Kukësit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia raporton se E.H është konstatuar jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.