Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kretës. Lëkundjet u ndjenë në orën 07:04 të mëngjesit të kësaj të diele.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 km në juglindje të Chrysi Lasithit dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 8.1 km. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo njerëz të dëmtuar.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Image-2022-10-02-at-07.18.11.jpeg)
Kujtojmë se Greqia, veçanërisht rajoni i Kretës ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike sidomos këtë verë që lamë pas, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete me pasoja të mëdha materiale.