Është zbuluar portreti i mbretit Charles që do të shfaqet në monedhat britanike pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas BBC, monedhat e reja mbajnë portretin e monarkut britanik pa kurorë dhe në profilin e majtë, në ndryshim nga portreti i monarkut të mëparshëm.
Monedhat e para me portretin e ri do të jenë 50p dhe do t’u jepen koleksionistëve nga Royal Mint brenda pak javësh, me publikun që do të fillojë t’i përdorë deri në fund të vitit. Mbreti Charles dha miratimin e tij për portretin dhe madje u shpreh shumë i kënaqur me rezultatin.
Monedhat e reja do të dalin së bashku me rreth 27 miliardë monedha me portretin e Mbretëreshës, të cilat do të pranohen për disa vitet e ardhshme.