Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Autorët kanë marrë mbi një mijë paund dhe sende me vlerë në një shtëpi duke terrorizuar familjen.
Më pas janë larguar, por në tentativë për t’u arratisur sa më shpejt janë përplasur me një shtyllë. Grupi hetimor ka gjetur skafandrat e dy grabitësve.
Prova në dorë është e fortë, pasi kanë lënë gjurmë të mjaftueshme. Por grabitësit ende nuk janë arrestuar. Dje ndodhi një tjetër grabitje e dhunshme në Klos.