Është zbardhur vrasje e çiftit të të moshuarve disa ditë më parë në fshatin Brodishtë të Dropullit.
Mësohet se policia ka mundur të identifikojë autorin e krimit makabër që i mori jetën Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.
Autori ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.
E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.
Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.









