-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari plas kokën në hekura kur sheh momentin sesi vrau të bijën dhe italianin

Kryesoret

Procesi gjyqësor ndaj 45-vjeçarit shqiptar Taulant Malaj vijoj edhe këtë 3 maj në Itali.

Ngjarja e 7 maj 2023, e njohur si ‘masakra e Torremaggiore’, ku Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis.

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga seanca, ndërsa u shfaqën dy video të vrasjes së vajzës dhe italianit dhe plagosja e gruas së tij, Tefta Malaj.

Taulant Malaj akuzohet për vrasje të dyfishtë me dashje dhe vrasje të rëndë në tentativë. Përveç vrasjes së vajzës së tij, Malaj vrau edhe fqinjin e tij Massimo De Santis sepse besonte, se gruaja e kishte tradhtuar me të.

Videoja e parë e shfaqur para gjyqtarëve është regjistruar nga kamerat e shtëpisë, ndërsa tjetra me celularin e Malajt.

Në këtë të fundit shfaqet edhe trupi i De Santis në shkallët e pallatit. I akuzuari qëndroi në sallën e gjyqit vetëm për disa minuta. Disa sekonda pas videove (që zgjasin gjithsej 15 minuta) ai filloi të bërtiste dhe të përplaste kokën pas hekurave kafazit në sallën e gjyqit.

Pamjet pasqyrojnë si momentet e masakrës, të kapura nga kamerat e vendosura në shtëpi nga Tefta Malaj, ashtu edhe sjelljen e Taulant Malajt pas këtij akti të rëndë. Malaj, në fakt, ka filmuar kufomat dhe gruan e tij pasi ngjarjes.

Duke pasur parasysh imazhet e rënda, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit