-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përçahet nga brenda “Foltorja” e Saliut: Vratë shpresën e rinisë! Berisha hesht

Kryesoret

Ditën e sotme selia blu shpalli fituesin e zgjedhjeve për kreun e ri të FRPD-së.

Grigels Muçollari deklaroi se në përfundim të numërimit, fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shpallet Besart Xhaferri.

Kjo i vendos vulën debatit dhe Sali Berisha duket se në heshtje njeh procesin e zgjedhjeve që u zhvillua dje. Por katapultimi i një emri në krye të të rinjve vjen mes shumë polemikave ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumtë demokratët, mbështetës të lëvizjes së Sali Berishës brenda PD-së që e kanë kundërshtuar.

Një nga emrat kryesorë që i ka dalë ballë këtij fronti është Evi Kokalari. “Të shtunën vratë shpresën që Rinia kishte tek një PD e rithemeluar.

Sot vratë shpresën që demokratët kishin tek Sali Berisha. Bravo ju qoftë. Ju jeni të gjithë “winners” shkruan ajo.

Ish-kryeministri Sali Berisha deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë. Për fituesin mungojnë urimet publike. Shenja është e qartë; kontestim i zgjedhjeve që cilësohen të manipuluara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit