4 persona janë arrestuar nga policia rrugore pasi po drejtoni mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore e Tiranës shoqëroi 2 persona që tentuan ta korruptonin, për të shmangur gjobën e vendosur. Ndërsa 24 të tjerë u arrestuan pasi po drejtonin makinën të dehur.
Njoftimi i policisë
• 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
•24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
•253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.