Ditën sotme sindikata e universiteteve ka dalë në një deklaratë para universitetit Politeknik nga ku u bënë thirrje ndaj kolegëve në mbar vendin ti bashkohen protestës që do të mbajnë me 5 tetor.
“U na bashkoni që të bëhemi bashkë më 5 tetor. Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi misioni ynë nuk ka njësi matëse. Ftojmë të gjithë kolegët tanë në të gjitha rrethet, këtu në 5 tetor në orën 11:00.”
Gjithashtu pedagogët kanë paralajmërua qeverinë që mos të kërcënojnë apo ndalojnë pjesëmarrësit në grevë.
Sindikata tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të domosdoshme për dinjitetin profesional.