-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali te shtëpia e fëmijës, PD: Tronditëse! Hetim parlamentar

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që doli pak ditë më parë për situatën në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, për vitet 2019-2022. Sipas raportit të KLSH-së, janë gjetur disa shkelje.

Në raport thuhet se gjatë 3 viteve të fundit fëmijët jetimë janë ushqyer me kuota më pak se udhëzimi në fuqi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zhupa thotë se ka dështuar qeveria, Ministria e Çështjeve Sociale dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegjësi shtetërore.

“Unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë problematikat, kush janë përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve, qoftë nga ana e bërjes së ligjeve dhe vendimeve të reja.

Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit