-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr dhe rrahje! Policia: Si ndodhi pengmarrja në autostradë dhe ku e “hodhën” të riun

Kryesoret

Pas më shumë se 12 orësh policia është bërë e “gjallë” duke reaguar për pengmarrjen mbrëmjen e djeshme.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u përfshinë në një konflikt. Pas sharjeve, ofendimeve dhe rrahjes, Indrit Beqiraj u mor peng nga katër persona për disa minuta.

Por si ndodhi ngjarja?

Policia thotë se ngjarja ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”. Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar me motor.

Të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga.

Për këtë shkak, sipas policisë dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet, dyshohet katër që janë identifikuar kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indritin të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Bazuar te dëshmitë e dy vëllezërve dhe kamerat e sigurisë, policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit