-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Politikanët? Çfarë komedie luajnë prej dekadash!

Kryesoret

More të dëgjosh disa politikanë kundërshtarë me njeri tjetrin këtu te ne, thua shyqyr që këta nuk kanë armë bërthamore se do ja kishin vërvitur njëri tjetrit në sallën e Kuvendit, aq të egër duken!

Cfarë komedie luajnë prej dekadash!

Ndërkohë nuk di se ç’memorje kanë këta të rinjtë e sotëm sepse historinë u a mësojnë mbrapsht në shkollë.

Brezi ynë u rrit me shpresën e bashkëekzistencës paqësore që Hrushovi dhe Kenedi instaluan në botë.

Ata penguan që superfuqitë në vitin 60 t’ja vërvisnin bombat njëra tjetrës, dhe për shkak të mënçurisë së tyre planeti vazhdoi edhe gjashtëdhjetë vjet!

Teoria e bashkëkezistencës paqësore që aq shumë u sulmua nga stalinistët shqiptarë në pushtet ishte shpresa jonë, disidenca jonë, orientimi ynë!

Unë e dua pavarësinë  e Ukrainës, pa dyshim, pa fjalë, por mbi interesat e Ukrainës, të çdo vendi madje, qendrojnë interesat e vazhdimësisë së jetës në Tokë, interesat e njerëzimit.

Kjo më bën të kem nostalgji për kompromiset Kened – Hrushov, si edhe kompromiset Bush – Gorbatchev, dhe nëse doni edhe për kompromiset Stalin, Ruzvelt, Curçill, dhe nëse doni për çdo kompromis që shpëton jetën në Tokë!

C’e keni mo këtë vrull militarizimi që përhapni, duket sikur Shqipëria tani është në luftë kundër nja disa superfuqive, Rusi, Iran, Kinë, Laknas, a kundër vetvetes!

Më kujtohet gallata mizore që bënte Enveri me gjeneralët e vet pro rusë, një çikë naivë që kujtonin se ai vërtet i kishte hapur luftë një koalicioni të tërë armiqsh të jashtëm!

Sikur ai vërtet po përgatitej të mundte me një të rënë edhe sovjetikët edhe amerikanët njëherësh! Komedi tragjike!

Ngatërronin propagandën që ai u bënte për t’u testuar besnikërinë, me realitetin!

Madje, duam apo nuk duam, edhe ai i kishte bërë kompromiset e veta!

Ngadalë, mo ngadalë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit