-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hiqeni qafe”! Noga pagoi 150 mijë euro për vrasjen e hasmit Hasanbelliu

Kryesoret

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Tiranën arrestuan 14 persona dhe 5 i shpallën në kërkim për disa vrasje dhe atentate të planifikuara. Dosja u hap pasi pranuan që të flisnin dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke hedhur dritë mbi një sërë krimesh që kanë tronditur vendin vitet e fundit. Vëllezërit kanë treguar se objektiv i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në “Don Bosko” në Tiranë nuk ka qenë Erion Çela por një person tjetër.

Grupi i vrasësve ishte kontraktuar nga Kasandër Noga, një emër mjaft i njohur i botës së krimit, i cili synonte të vriste hasmin e tij, Geron Hasanbelliun. Grupi i vrasësve sipas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, është ndërruar dhe për pasojë ditën kur do bëhej vrasja e Geron Hasanbelliut, është qëlluar mbi gabimisht dhe është vrarë Erion Çela dhe plagosur 4 persona të tjerë.

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Tiranën arrestuan 14 persona dhe 5 i shpallën në kërkim për disa vrasje dhe atentate të planifikuara. Dosja u hap pasi pranuan që të flisnin dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj duke hedhur dritë mbi një sërë krimesh që kanë tronditur vendin vitet e fundit. Vëllezërit kanë treguar se objektiv i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në “Don Bosko” në Tiranë nuk ka qenë Erion Çela por një person tjetër.

Hasmëria mes familjes Noga dhe Hasanbelliu

Kasandër Noga nga Patosi, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti. Vëllai i tij, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Masakra e Sanatoriumit para 22 vjetësh

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Hakmarrja në Belgjikë dhe arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelliu u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erionin, tentojnë të hakmerren. Në Anversë të Belgjikës, ata ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën në një lokal të hapur në qytetin e dytë me të madh belg pas Brukselit.

Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit, u arrestua nga policia belge gjatë vitit 2003 dhe në 2005-ën u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit