Horror në Greqi. Një shqiptar është gjetur i masakruar në një fushë në Chania të Greqisë.
Sipas mediave greke, burri rreth 35 vjeç, është gjetur i vdekur me prerje në fyt.
Ende nuk dihet as identiteti i tij. Hetimet për të zbuluar se kush i mori jetën 35-vjeçarit kanë nisur.