Altin Celami 43-vjeç është ushtari i arrestuar në kuadër të goditjes së grupit kriminal në Durrës që merrnin porosi dhe kryenin vrasje kundrejt pagesave nga 50 deri në 150 mijë euro. Celami është nga Tirana dhe është pjesë e ushtrisë.
Ai është ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë. Policia e akuzon për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Pjesë e grupit të vrasësve është edhe një efektiv i policisë së burgjeve. Flamur Bejko akuzohet se porositi dy vëllezërit, Gentian dhe Indrit Beqiraj, vrasës me pagesë që të ekzekutonin dy persona pasi e kishin rrahur.
Dy vëllezërit deklaruan në polici se nuk e kishin kryer vrasjen e dyfishtë.