Zv/ kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se qeveria ka miratuar disa ndryshime në aktin normativ për gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike.
Fokusi janë institucionet që janë të detyruara që të kursejnë 15% të energjisë. Në të kundërt, tha ministrja e Energjisë do të ketë penalitete.
“Ne do të fusim në fuqi emërimin e një administratori energjetik. Një punonjës që ekziston në strukturë, do të emërohet nga titullari dhe ai do të ketë target uljen e konsumit me 15% për ndërmarrjen që përfaqëson.
Parashikohen edhe masat që do të merren nëse për dy muaj targeti nuk do të arrihet. Masa shkon 50% lekë gjobë për drejtuesin” tha Balluku.