-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është bosi i Elbasanit, i rrethuar me biznese, vila dhe makina luksoze

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon foton e Albert Topuzit, të cilit sot me vendim gjykate iu sekuestruan 3.5 milionë euro. Pasuria, vila, biznese dhe makina, sipas prokurorisë ishin vendosur me lekë krimi, shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Një pjesë të pasurisë, Alberti e kishte kaluar në emrin e vëllait, Gentit. Albert dhe Gent Topuzi kanë jetuar dhe punuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Alberti është dënuar për prostitucion në Itali. 46-vjeçari aktualisht ndodhet në Antwerp të Belgjikës, vuan nga një sëmundje e rëndë.

Albert Topuzi

Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit