-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Takimet nga veriu në jug”, Berisha këshill Alibeajt: Mos u bëj zëvendës i Lulit

Kryesoret

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha këshilloi Alibejan të mos bëhet zëvendës i ish-kryetarit të Partisë Demokartike Lulzim Bashës.

Gjithashtu Berisha tha se padia e ndritur nga Alibeaj dhe grupi i tij është e paligjshme dhe është nën diktatin e plotë të Edi Ramës.

Pyetje: Basha vijon takimet nga veriu në jug. Do të nisë edhe takime të tjera. Kështu tha Alibeaj …

Berisha: Unë mund ti them Alibeajt që nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

Pyetje: Deputetët e palës Alibeaj, kanë kërkuar një vendim sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës së Apelit meqenëse ende mbetet peng…

Berisha: Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës Shqiptare, Europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë! Por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit