Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentain Beqiraj, dëshmia e të cilëve hodhi dritë mbi disa ngjarje kriminale në Durrës, duke çuar në pranga 14 persona, disa prej tyre të dyshuar si vrasës me pagesë kanë treguar gjithçka në lidhje me vrasjet, atentatet dhe porositë që kishin marrë për të kryer ekzekutime mafioze.
Por ku i merrnin armët? Vëllezërit kanë nxjerrë tre emra. Ata kanë treguar se kanë marrë një armë automatik tip kallashnikov dhe fishekë nga Armando Daka, banues ne Plazh Durrës.
Gjithashtu të shtyrë nga Flamur Bejko, punonjës i policisë së burgjeve kanë blerë një armë pistoletë nga Armando Lama dhe kanë siguruar dhe lëndë plasëse dinamit të blera nga Idajet Hoxha banues në Bulqizë, me të cilin do të dëmtonin apo shkatërronin pronën e dy djemve qe kishin konfllikt me Flamurin.