Pamjet që shihni janë nga momenti i vënies në pranga nga policia i 40-vjeçarit Mexhit Arapi. Ky i fundit plagosi me thikë 2 berberë në Vlorë, brenda vendit të tyre të punës.
5pyetjet.al, raportoi më parë se, si pasojë e ngjarjes, kanë mbetur të plagosur Kevin Nuredini 23 vjec, Ervis Sejko 35 vjec, ndërsa Mexhit Arapi, 40 vjeç është autori i ngjarjes.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 40-vjeçari Arapi është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes dhe është transportuar në spital, për trajtimin e plagëve që ka marrë si pasojë e përplasjes fizike me dy viktimat.
Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane në qytetin e Vlorë, ku mësohet se një autori është futur brenda biznesit dhe ka goditur dy punonjësit e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital.