-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëri i Amerikës: Bllako “përplasi” SPAK-un me GJKKO

Kryesoret

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi sot kërkesën e ish deputetit socialist Alqi Bllako, për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Vendimi hasi në kundërshtimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila bëri të ditur se do ta ankimojë vendimin në Apel.

Ish deputeti u arrestua në 1 prill të këtij viti, në kuadër të hetimeve rreth çështjes së inceneratorëve, dhe kryesisht atij të Fierit. Sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, procesi hetimor ndaj zotit Bllako është përmbyllur dhe se klienti i tij nuk është në kushtet që mund të prishë provat, t’i shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor. Avokati ka përmendur dhe kushtet familjare të ish deputetit, me dy fëmijë të vegjël që sipas tij nuk kanë përkujdesjen e duhur, për shkak se e ëma është e punësuar dhe detyrohet të lëvizë shpesh jashtë Tiranës.

Por Prokuroria e posaçme është shprehur kundër ndryshimit të masës së arrestit “sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar”. Ajo e ka akuzuar ish deputetin, për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Sipas Prokurorisë së posaçme ai, në bashkëpunim me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, ku ai ka patur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit