-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta bën gati “armët” dhe i çon sinjal Berishës: Duhet koordinim kundër Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur mesditën e sotme Komitetin Drejtues të forcës politike që drejton për t’u dhënë udhëzimet lidhur me strategjinë opozitare kundër qeverisë Rama. Në fillim të mbledhjes, ish-presidenti mbajti një fjalim për zhvillimet e fundit politike. Inceneratorët, siguria, mjekët dhe pedagogët ishin kryefjalë e tij.

Ne jemi me pedagogët. Me kërkesat e tyre. Para ka. Çfarë sakrifice duhet të bëjë qeveria? Të vjedhë më pak. Para ka. Por ai nuk mund ta bëjë këtë sakrificë. Ky fut në diversion me njëri tjetrin pedagogët. Ai shkon dhe bën anti-protestë atje.

Premton një rritje që as nuk përballon sot indeksimin për shkak të inflacionit dhe u thotë pjesën tjetër merreni nga studentët, pedagogët të marrin lekët e studentëve, nga tarifa. Për t’i përçarë. Me portalet që financohen me lekët e inceneratorëve dhe drogës bën fushatë si një pedagog kishte marrë 100 apo 200 euro një studenti.

Kjo është e papranueshme, por malinjiteti për të denigruar pedagogun tregon përpjekjen për të denigruar figurën më të rëndësishme të shoqërisë, pedagogun dhe mësuesin” tha ai.

Ilir Meta dënoi arrestimin e mjekut pak ditë më parë te Spitali i Traumës. “Nuk i lejohet policisë të infiltrojë policët te mjekët. Por ku pyet për ligj ky për të shmangur vëmendjen nga skandalet e tij” tha Meta, referuar Edi Ramës. Skenari i opozitës. “Përballja do të ndodhi dhe fundi i së cilës është ndëshkimi i Edi Ramës” tha Meta.

Ilir Meta i çoi një mesazh edhe Sali Berishës për të qenë të bashkuar dhe koordinuar në aleancë kundër qeverisë. “Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe e koordinuar. Përveç reagimit dhe protestave dhe mbështetjes së tyre, mos harrojmë se do të kemi zgjedhjet.

Ju ftoj të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë, që kërkon ritme shumë herë më të larta se tani. Pres nga të gjitha degët për të denoncuar korrupsionin në bashkinë e tyre, keqmenaxhimin e taksave dhe shumë fenomene të tjera negative, që duhet reaguar.

Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne së denoncuari Rilindjen. Përshkallëzoni nivelin e reagimit në cdo bashki” tha ai. Vendimi i Sali Berishës për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie me primare ka ftohur raportet mes dy forcave politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit