Policia e Korçës ka arrestuar shtatë qytetarë për vepra të ndryshme penale.
A.K 48 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë u arrestua pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Korçë, më datë 06.10.2022, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa E.R. 33 vjeç dhe O.K 23 vjeç, banues në Leskovik, u arrestuan për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi karburanti, në një subjekt privat, në Shelegur, Ersekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit B.Gj 35 vjeç, dhe R.H 35 vjeç për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme kanë konstatuar shtetasit e mësipërm, në hyrje të fshatit Kamenicë, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në gjendje të dehur.
Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, por shtetasit B. Gj. dhe R. H. i kanë kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Policisë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre për t’i shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Gjithashtu Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L 30 vjeç për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K 47 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacion përkatës.