-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje si në filma/ Dëshmia: Si na pikasën njerëzit e “Rrumit” gjatë vëzhgimit

Kryesoret

Dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj kanë rrëfyer përpara grupit hetimor si po e ndiqnin prej disa javësh Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi” për ta vrarë me urdhër të Kasandër Nogës në Belgjikë.

Por gjatë ndjekjes hap pas hapi ku rrinte dhe pinte kafe në Sukth, killerat ranë në sy të miqve të “Rrumit” që i ndoqën dhe mbrëmjen e së dielës së kaluar e morën peng për disa minuta Indritin në autostradë.

“Ishim porositur të mbanim nën vëzhgim Aleksandër Lahon. Por ramë në sy me sa duket. Ishim në fazën e grumbullimit të informacioneve rreth lëvizjeve të tij, si ruhej.

E kishte në listën e ekzekutimit. Njerëzit e tij na pikasën dhe me sa duket ne që duhet ta vëzhgonim, u vendos nën vëzhgimin e njerëzve të “Rrumit”. Kjo solli edhe ngjarjen në autostradë.

Më mbajtën disa djem që si njoh për 20 ose 30 minuta me një BMË x3. Nuk më bënë asgjë, thjesht ata ishin të shqetësuar pse kishim shkuar në lokalin e tyre në zonën e Sukthit.

Lokal të cilin sa di unë e ka Landi Muharremi Rrumi që e njoh nga televizori. Me të s’kam asnjë problem e ai nuk lidhet me asnjë nga ngjarjet dhe krimet që dua të shpjegoj”, tha Beqiraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit