-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amber Heard në falimentim ndodhet në Spanjë me vajzën e saj Oonagh

Kryesoret

Pas betejës ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp, Amber Heard u pa në Spanjë.

Sipas asaj që u raportua për herë të parë nga faqja online e “Daily Mail”, aktorja, 36 vjeçe, ndodhet e strehuar me vajzën e saj Oonagh Paige, një vjeç e gjysmë, në Costitx, një fshat i vogël në brendësi të ishullit të Mallorca, duke përdorur një emër të rremë për privatësi.

Heard ka qenë atje që nga fillimi i verës: nuk është e qartë nëse diva e “Aquaman” ka ndërmend të transferohet përgjithmonë në Spanjë, por ajo ka shitur shtëpinë e saj në Kaliforni dhe ka shpallur falimentimin.

Edhe pse jeta e saj personale dhe profesionale është mes trazirash pas dy gjyqeve (njëri në MB, tjetri në Shtetet e Bashkuara, në Virxhinia) me një ekspozim të lartë mediatik mbi abuzimet e supozuara të pësuara nga Johnny Depp, në Spanjë Amber duket e qeshur dhe e relaksuar.

Qershorin e kaluar, pas gjashtë javësh në gjykatë, Heard u urdhërua t’i paguante ish-piratit rreth 15 milionë dollarë.

Sipas Depp, ish-gruaja (çifti ishte i martuar nga 2015 deri në 2017) dëmtoi karrierën e tij me një editorial që u shfaq në Washington Post në 2018.

Oonagh, vajza e Amberit, lindi nëpërmjet një nëne surrogate më 8 prill 2021.

Heard ndau lajmin e ardhjes së foshnjës përmes një postimi në korrik 2021 në Instagram, duke filluar me këto fjalë: “Jam e emocionuar që e ndaj këtë lajm me ju. Katër vjet më parë, vendosa që doja të kisha një fëmijë”.

Në mesazhin e saj, ajo më pas ka rrëfyer rrugën që e kishte shtyrë për të përballuar vetëm një shtatzëni, pa dhënë asnjëherë detaje për babain e fëmijës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit