-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Vendimi i OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës, dëmton ekonominë globale

Kryesoret

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte “i padobishëm dhe i pamatur” për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim.

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen.

Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë.

Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë“, shtoi zonja Yellen, duke vënë në dukje se disa vende që kishin premtuar ndihmë nuk kishin arritur ta shpërndanin atë.

Pak ditë më parë organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve.

Gjatë një takimi në Vjenë, ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji nëntor.

OPEC+ tha përmes një deklarate se vendimi bazohej në “pasigurinë për të ardhmen e ekonomisë globale dhe tregun e naftës”.

Presidenti Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin të cilin Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “dritëshkurtër”.

Zoti Biden i bëri thirrje administratës së tij dhe Kongresit që të shqyrtojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë.

Lëvizja e organizatës nënvizoi hendekun në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite mbi politikën e energjisë./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit