-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e ‘The Economist’: Si duhet të përballet Europa me krizën e energjisë?

Kryesoret

Rusia po ndërpret furnizimin me gaz. Mund të ketë ndërprerje të energjisë. Çfarë duhet të bëjnë qeveritë? Për një vit, Europa ka jetuar me frikën e një bllokade energjetike. Kjo, pasi Vladimir Putin kërcënoi se do të mbyllte “rubinetin e gazit”. Tani ky kërcënim është bërë realitet. Perspektiva e një dimri të ftohtë dhe të errët, duket gjithnjë e më e mundur.

Më 5 shtator, Rusia tha se do të mbyllte gazsjellësin Nord Stream për aq kohë sa janë vendosur sanksionet perëndimore. Kjo bën që çmimet standarde të gazit, të rriten me 30%. Ato aktualisht kanë arritur ekuivalentin e rreth 400 dollarëve për një fuçi nafte.

Qasja më e mirë? Kjo do të mbronte standardet e jetesës, ndërkohë që do t’i linte tregjet të përcaktonin vetë nevojën për të frenuar përdorimin e energjisë. Për më të varfrit, te të cilët faturat e energjisë zënë një të gjashtën e shpenzimeve totale, zbritjet do të duhet të plotësohen me ndihma të tjera shtesë.

Në vend të ngrirjes së çmimeve, ka një qasje më të mirë. Qeveritë duhet t’u mundësojnë familjeve lehtësim, duke ofruar para të thata në formë skontosh për faturat. Ndoshta duke i disbursuar ato nëpërmjet firmave të shërbimeve.

Firmat gjithashtu do të kenë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, një sërë biznesesh të tjera, mund të jenë në rrezik për t’u mbyllur, madje edhe më tepër se kur u vendosën karantinat në vitin 2020.

Disa mund të mos jenë më në gjendje të vazhdojnë aktivitetin, si firmat kimike gjermane me modele biznesi të ndërtuara, duke u mbështetur në gazin e bollshëm rus. Pra, zbritjet dhe kreditë e përkohshme janë mënyra e duhur për të ndihmuar ekonominë. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit