-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Economist: Ndryshime të thella apo Facebook-ut po i vjen fundi?

Kryesoret

Facebook mbushi 20 vjeç dhe platforma ka mbetur një magnet për polemika dhe para, ashtu si në kohën kur u krijua, shkruan The Economist. Më 31 janar, themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg, u mor në pyetje nga senatorët amerikanë për përhapjen e materialeve të dëmshme në rrjet.

Të nesërmen, ai bëri publike rezultatet financiare të kompanisë Meta, e cila tani ka kapur vlerën 1.2 trilionë dollarë. Megjithatë, edhe pse mediat sociale po tërheqin shumë vëmendje nga përdoruesit dhe kritikët, ato po pësojnë një transformim të thellë, por disi të fshehtë, shkruan The Ecpnomist.

Postimi publik po zhvendoset gjithnjë e më shumë në grupe të mbyllura, të ngjashme me komunikimet me email. Ajo që Zuckerberg e quan “sheshi i qytetit” dixhital, po rindërtohet dhe njëkohësisht po krijon probleme.

Përdoruesit tani kalojnë 40% më shumë kohë në aplikacionet sociale, se sa në vitin 2020. Përveçse janë argëtuese, mediat sociale janë qendra e debatit në internet dhe shërbejnë si një katapultë për fushatat politike. Në një vit kur gjysma e popullsisë së botës do të drejtohet te qendrat e votimit, politikanët e shumë shteteve, nga Donald Trump i SHBA-së, deri te Narendra Modi i Indisë, do të jenë shumë të pranishëm në internet.

Megjithatë, kjo botë e re e mediave sociale, ka edhe problemet e veta. Aplikacionet e mesazheve janë kryesisht të pamoderuara. Për grupet e vogla, kjo është një gjë e mirë: në fund të fundit, platformat nuk duhet të kontrollojnë mesazhet e drejtpërdrejta midis përdoruesve të tyre, ashtu siç kompanitë telefonike nuk kanë të drejtë të vëzhgojnë telefonatat e klientëve.

Në regjimet diktatoriale, bisedat e koduara mund të shpëtojnë jetë njerëzish. Por grupet e Telegram prej 200,000 vetash, u ngjajnë më tepër transmetimeve të pakontrolluara, sesa bisedave private. Politikanët në Indi kanë përdorur WhatsApp për të përhapur gënjeshtra që me siguri nuk do të ishin pranuar nga një rrjet i hapur si Facebook.

Ndërkohë që më shumë njerëz po zgjedhin grupe të mbyllura për komunikim, rrjetet e hapura janë bërë më pak të dobishme, për shkak të rënies së postimeve publike. Gjatë pandemisë Covid-19, shkencëtarët dhe mjekët nisën debate në internet, që përfshinin njëkohësisht të dhëna të sakta dhe keqinformata./Monitor

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit