Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën e banorëve të Kodrës së Prifit.
Këta të fundit kanë protestuar pasi devijimi i unazës së Madhe iu rrezikon banesat. Për këtë gjë Meta është shprehur se ai do të hetojë projektet e ortakëve Rama dhe Veliaj, të cilat po cenojnë banesat e qytetarëve.
“Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.
Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal të sektit të “Rilindjes” këto vite,” është shprehur ai.