18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshje me Serbinë, Kurti optimistë për qasjen e re

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë.

Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.

Sipas tij, “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”.

“Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”.

Ai nuk ka përjashtuar edhe diskutimin e temave tjera në kuadër të dialogut, mirëpo ka insistuar që pjesë qendrore është “njohja e ndërsjellë”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit