Forcat e Operacionales dhe Shqiponjat kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme kontrolle intensive në qytetin e Burrelit. Mësohet se janë kryer kontrolle për armë, drogë dhe persona në kërkim në makina dhe lokale. Disa persona janë shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i plot i Policisë
Në sitë makina e lokale.
Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim.
Disa të shoqëruar.
Burrel – Bulqizë
Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë.
Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.
Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.