-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Erdogan mund ta bind Vuçiç-in ta njoh Kosovën

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për TRT World, ka vlerësuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mund ta bindë Serbinë ta njoh pavarasinë e Kosovës dhe t’i respektojë marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rol të rëndësishëm te (Aleksandër) Vuçiç që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.

Ndërkaq, ajo ka theksuar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë dhe raportet e saj me presidentin turk janë të një nivel të lartë.

Tutje, Osmani shfytëzoi mundësinë për ta falënderuar shtetin turk dhe presidentin e saj për mbështetjen e Kosovës duke shtuar se ka ende potencial që marrëdhënie ndërshtetërore të vazhdojnë të rriten dhe gjithashtu, pret që Erdogan ta vizitojë Kosovën së shpejti.

Shefja e shtetit ka folur edhe për ndikimin dashakeq të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe për krizën energjetike me të cilën po përballet jo vetëm Kosova, por i gjithë rajoni.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili ka mbledhur krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit