-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca dhe Gjermania do ndërmjetësojnë dialogun Kosovë-Serbi?/Kurti: Ka një iniciativë

Kryesoret

Një ditë pas Ministres së Jashtme Donika Gërvalla e cila tha se ka një propozim francez, Kryeministri  Albin Kurti, e ka pranuar që ka ardhur diçka nga Berlini e Parisi që ka të bëjë me dialogun Kosovë -Serbi dhe mundësinë e një marrëveshjeje

Megjithatë, ai  thotë se nuk ka asgjë përfundimtare e aq më pak vendimtare.

Pohon se ide të tilla qarkullojnë jo vetëm në Paris e Berlin, por edhe në Uashington, Bruksel, Romë, Prishtinë e Beograd.

“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që të jap edhe më shumë fuqi zotëri Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej që ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash dhe jepni vërejtjet”, ka thënë Kurti në Gjilan, të hënën.

Para një muaji Kurti s’kishte pranuar të flas rreth “iniciativës” gjermano-franceze. Sipas tij, para se të publikohet diçka duhet “të ngurtësohet”.

“Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikojë, pas ngurtësimit vjen publikimi”, ka deklaruar ai.

Muajin e kaluar në media ishte publikuar një dokument ku paraqitej një kornizë e re që i atribuohej Gjermanisë dhe Francës. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit