Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në Erbusco, në Itali.
Përplasje frontale tragjike midis një makine dhe një fugon, i ka marr jetën një 55-vjeçari shqiptar. I plagosur lehtë vëllai i tij që drejtonte makinën dhe drejtuesi i fugonit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre autoambulanca por për të shpëtuar jetën e shqiptarit ishte tepër vonë.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.









