-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I nxehti ekstrem po rrezikon tokën

Kryesoret

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u kanë bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të përgatiten për më shumë valë ekstreme të të nxehtit, të cilat janë duke u shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në një raport të përbashkët, të publikuar më 10 tetor, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare, dhe Kryqi i Kuq, është thënë se valët e të nxehtit janë duke lënë të vdekur mijëra njerëz çdo vit “dhe se ato do të bëhen edhe më vdekjeprurëse”.

Në raportin e titulluar “Moti ekstrem: Përgatitja për valët e të nxehtit në të ardhmen”, është thënë se 38 valë të të nxehtit janë fajtore për më shumë se 70.000 njerëz të vdekur në periudhën 2010-2019 – shifër që në realitet ka mundësi të jetë edhe më e madhe.

Në këtë raport është thënë se moti i nxehtë mund të “tejkalojë limitet psikologjike dhe humane të njeriut” në Sahel, disa rajone të Afrikës dhe Azisë, nëse nuk merren masa të menjëhershme për të zvogëluar efektin e një moti të tillë.

“Ekzistojnë limite të qarta të të nxehtit ekstrem dhe lagështisë, mbi të cilat nuk mund të mbijetojë njeriu”, është thënë mes tjerash në raport./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit