Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.
Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë.
Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.
Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës.
Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë. Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendur.
Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës. Këto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës.









