Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mbrojti veprimet e dhunshme të policisë së shtetit në protestën e djeshme para Parlamentit. Ai u justifikua duke thënë se dhuna në bulevard ka nisur fillimisht ndaj punonjësve të policisë.
“Policia e Shtetit gjatë protestave e ka zbatuar detyrën në mënyrë të shkëlqyer dhe profesionale, kemi një grusht personash që nuk kanë lidhje me protestën dhe janë thjesht shkelës të ligjit”, u shpreh Lamallari.









