Djegia e makinës së punonjësit të karburantit në Bilisht ka çuar 27-vjeçaren Deizi Arapi në polici.
Me urdhër të shefit të krimeve dhe grupit hetimor, e njohura si “gangsterja” e Bilisht, vajza është marrë në pyetje për ngjarjen.
Deizi Arapi u akuzua nga Urim Buçi, babai i Marselit si personi që i ka djegur mjetin djalit të tij.
Ai tha se Deizi e ka ofenduar djalin e tij vetëm dy ditë pasi asaj i kishin djegur makinën, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti. Bashkë me Arapin, në pyetje në komisariatin e Bilishtit, po merren edhe 15 persona të tjerë.
Automjeti i llojit “Volkswagen” në pronësi të Marsel Buçit është shkrumbuar teksa ishte parkuar para shtëpisë së tij, rreth orës 02:30.
Marsel Buçi është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj, ngjarje e ndodhur më 25 shtator të këtij viti.
Në djegien e makinës së saj në 25 shtator, Deizi Arapi futi në “valle” edhe deputetin e PD-së, Bledion Nallbati, ku punon Buçi që mbrëmë iu dogj makina.









