-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen dyert e presidencës, nis mbledhja për “Sigurinë”

Kryesoret

Kanë mbërritur në presidencë anëtarët e Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Më herët u lajmërua që Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për sulmet kibernetike nga Irani.

Pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh.

Fillimisht u lajmërua që do te merrte pjese edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, por ky i fundit ka dërguar Xhaçkën.

Po çfarë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Cilët janë anëtarët e Këshillit?

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit