Ditën e sotme në orën 11:00 Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtare. Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë sulmet kibernetike nga Irani.
Pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh si dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Mbrëmjen e djeshme hakerat e “Homeland Justice” bënë goditjen e radhës duke publikuar emrat e policëve dhe gjeneralitetet e tjera.
Mbledhja vjen pasi një ditë parë u dorëzua në Kongresin Amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc. Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duk e akuzuar se qëndron pas sulmeve.









